Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën paraditen e sotme, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga dy automjete.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Tiranës, në pranga janë vënë dy persona të dyshuar si të përfshirë në aksident, Tomorr Shukulli, rreth 55 vjeç, dhe Valentina Koltraku, rreth 42 vjeçe.
Nga hetimet e para dyshohet se 55-vjeçari ka përplasur fillimisht të miturin me automjetin që drejtonte. Në vijim, fëmija është goditur edhe nga një automjet i dytë, i drejtuar nga 42-vjeçarja.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 7-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar dhe më pas arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej të përfshirëve.