Mrekullia shqiptare: Genta mposhti tumorin në kokë, 17-vjeçarja do të kthehet e shëruar në shtëpi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2026, 21:04

Një javë më parë publikuam apelin prekës të një nëne nga Prizreni, e cila kërkonte ndihmën e shqiptarëve për të shpëtuar vajzën e saj 17-vjeçare, Gentën, që po luftonte me një tumor në kokë në spitalin Memorial Hospital në Turqi.

Sot kemi lajmin që na mbush zemrën plot: Genta është shëruar plotësisht. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe ajo është kthyer në Kosovë pranë familjes së saj.

Familjarët kanë konfirmuar për JOQ se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme, ndërsa tashmë Genta ka nevojë vetëm për disa seanca fizioterapie, të cilat do t’i kryejë në Kosovë, për shkak të qëndrimit të gjatë në spital dhe vështirësisë së operacionit.

“Ka përfunduar me sukses. Vajza është shëruar plotësisht tashmë. Vetëm në Kosovë do të bëjë fizioterapi. Mjeku tha se Allahu ka bërë mrekulli dhe e ktheu përsëri në jetë,” – shprehet Elmaz Misini, një familjar i vajzës, duke falënderuar pa fund të gjithë shqiptarët për mbështetjen.

“Nga shtrati i spitalit, drejt përqafimit të familjes. Elhamdulilah! Genta sot po kthehet në Kosovë. Ishte një rrugëtim i vështirë, me lot e dhimbje, por edhe me shumë shpresë. Sot ajo buzëqeshje është fitorja më e madhe,” shkruan ai plot emocion.

Një javë më parë, nëna e saj kërkonte 15 mijë euro për të përfunduar trajtimin, një shumë e papërballueshme për familjen. Sot, falë zemërgjerësisë dhe solidaritetit të shqiptarëve kudo që ndodhen, kjo shumë u sigurua dhe një jetë u shpëtua.

Ky është një tjetër moment që tregon forcën e jashtëzakonshme të shqiptarëve kur bëhen bashkë për një kauzë. Një shpërndarje, një kontribut, një lutje, të gjitha u kthyen në shpresë, e shpresa në mrekulli.

Sot, Genta flet, lëviz dhe buzëqesh si më parë.

Sot, një familje merr frymë e lehtësuar.

Sot, shqiptarët treguan edhe një herë se janë forca e njëri-tjetrit.

Respekt dhe mirënjohje pa fund për secilin prej jush që u bëtë pjesë e kësaj historie me fund të lumtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit