Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë, rreth orës 20:00. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij është lokalizuar rreth 7 km në verilindje të qytetit të Lushnjës.
Lëkundja ishte me një thellësi fokale prej 10 km, çka ka bërë që të ndjehet jo vetëm në Lushnjë, por edhe në qytete të tjera si Elbasani, Fieri, Gramshi, Peqini, Kavaja dhe Vlora.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa lëkundja ka qenë e shkurtër dhe është ndjerë kryesisht nga banorët që jetojnë në katin e sipërm të ndërtesave. Situata aktualisht paraqitet e qetë në të gjitha qytetet ku u ndjenë lëkundjet.
