Gys Verdho i kthen sytë nga qielli: “Kemi marrë masat, po shpresojmë mos bjerë shi”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.02.2026, 19:29

Ndërkohë që Juglindja mbetet e izoluar, kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, ka zbardhur planet për ndërhyrjen në zonën e Dragostinjës, duke i vënë një "kusht" natyrës. Sipas tij, masivi i asaj zone ka një histori rrëshqitjeje që është aktivizuar rreth 30 vite më parë, por reshjet intensive të katër muajve të fundit kanë bërë që plani rrëshqitës të riaktivizohet sërish, duke rënduar infrastrukturën dhe volumin e lumit Shkumbin.

Edhe pse deklaroi se të gjitha strukturat janë në terren dhe kanë marrë "masat e nevojshme" për krijimin e një rruge permanente dhe ndërtimin e pritave në Shkumbin, suksesi i operacionit duket se varet nga qielli. “Shpresoj që shirat të mos jenë prezent në kohën që ne do operojmë”, u shpreh Verdho, duke lënë të kuptohet se fati i punimeve dhe i zhbllokimit të zonës mbetet i varur nga moti, pavarësisht masave të marra në terren.

Sipas planit të paraqitur, zgjidhja nuk duket e afërt. Aktualisht po kryhet vetëm survejimi topografik, ndërsa për investigimin gjeologjik do të duhet të pritet pranvera dhe vera. Ndonëse bëhet fjalë për një emergjencë që ka izoluar një rajon të tërë, përgatitja e projekteve strukturore do të vijojë paralelisht me konsulencat teknike, ndërsa qytetarëve dhe shoferëve u mbetet vetëm të luten që dëshira e kreut të Hekurudhës të plotësohet dhe të mos ketë reshje shiu gjatë ndërhyrjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit