Pedonalja në plazhin e Golem është çarë, duke u kthyer në një problem serioz për banorët e zonës. Dëmtimi i shtrimit është i dukshëm përgjatë një segmenti të konsiderueshëm, ku pllakat janë zhvendosur dhe toka poshtë tyre është hapur, duke krijuar rrezik për këmbësorët.
Zona, e cila gjatë sezonit veror frekuentohet masivisht nga turistë vendas dhe të huaj, tashmë paraqet jo vetëm një pamje të shëmtuar, por edhe rrezik. Pushuesit shprehen të shqetësuar, pasi pedonalja është një nga hapësirat më të përdorura për shëtitje, sidomos në mbrëmje.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për riparimin e dëmit dhe garantimin e sigurisë. Sipas tyre, investimet në zonat turistike duhet të mirëmbahen rregullisht, në mënyrë që infrastruktura të mos degradojë dhe të mos dëmtojë imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.