Tentoi të përdhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi, vetëdorëzohet në polici shqiptari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 15:55

Një 64-vjeçar shqiptar u vetëdorëzua sot në polici në Greqi, pasi akuzohet për tentativë përdhunimi të një vajze 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në zonën e Kypselit. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë brenda banesës së vajzës, ndërsa i dyshuari u arratis pas një përplasjeje me nënën e saj. Ai u paraqit në komisariat i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nëna e vajzës e ka kapur 64-vjeçarin duke e goditur me tigan dhe më pas duke e ndjekur me thikë, por ai arriti të largohej. Sipas saj, ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se nuk kishte ndodhur përdhunim, megjithatë hetimet vazhdojnë. I dyshuari ishte person i njohur dhe i besuar për familjen, pasi i ndihmonte për blerjet dhe kishte kontakte me nënën e vajzës në kafenenë e kishës.

Rastet e tjera në familjen e të dyshuarit kanë bërë bujë, pasi vajza e tij biologjike ka deklaruar se është abuzuar nga i ati kur ishte vetëm shtatë vjeç në Shqipëri. Ajo ka rrëfyer për mediat se nuk e denoncoi ngjarjen për shkak të frikës dhe sot nuk mban marrëdhënie me të atin. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit