Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2026, 14:59

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pasi mjetet monetare u zbuluan të fshehura gjatë skanimit të një automjeti në rezervar.

Paratë ishin të kamufluara brenda rezervuarit të karburantit të veturës, të paketuara në mënyrë të organizuar me qëllim shmangien e kontrolleve doganore. Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit