Kalaja e Kepit të Rodonit mbushet plot me mbetje plastike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2026, 14:48

Kepi i Rodonit po përballet me një problem serioz mjedisor. Një qytetar ka raportuar pranë redaksisë tonë ndotjen e rëndë të zonës, ku e gjithë kalaja historike është e mbushur me mbetje plastike.

Sipas denoncimit, mbetjet janë grumbulluar në çdo cep, duke rrezikuar jo vetëm bukurinë natyrore të bregdetit, por edhe trashëgiminë historike të monumentit.

Qytetari thekson se situata po përkeqësohet dhe apelon për ndërhyrje urgjente nga autoritetet mjedisore. Ai kërkon pastrime të menjëhershme dhe vendosjen e masave parandaluese për vizitorët, për të shmangur grumbullimin e mëtejshëm të mbetjeve plastike.

Qytetari paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet shpejt, ndotja mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për ekosistemin detar dhe monumentet historike të Kepit të Rodonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit