Preku botën pasi u braktis nga nëna, Punch bëhet VIP

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 14:53

Pas videos virale që pushtoi rrjetet sociale, majmuni i vogël i quajtur Punch është kthyer në një fenomen të vërtetë online.

I braktisur nga e ëma në ditët e para të jetës, ai u shpëtua në kohë dhe mori kujdes të specializuar nga stafi veterinar, duke arritur të mbijetojë dhe të rikuperohet gradualisht. Pamjet e tij të pambrojtur dhe të brishtë prekën zemrat e mijëra njerëzve, duke u shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme.

Sot, Punch është bërë një atraksion për qindra vizitorë që mblidhen për ta parë nga afër. Historia e tij ka sjellë jo vetëm emocione, por edhe ndërgjegjësim të shtuar për fatin e kafshëve të egra që braktisen apo rrezikohen në natyrë. Kujdesi i specializuar dhe përkushtimi i stafit që u mor me të janë vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit