“Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 14:29

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk u paraqit në seancën parlamentare ku po shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të saj. Ajo dyshohet se ka ndërhyrë në një proces publik tenderimi për shtatë projekte të mëdha rrugore, duke favorizuar një ofertues të caktuar. Ndërkohë, çështja ka shkaktuar përplasje të forta politike dhe institucionale në vend.

Sipas DER STANDARD, kryeministri Edi Rama po e përdor rastin për një betejë të hapur me drejtësinë, duke ndërmarrë nisma ligjore që, sipas kritikëve, cenojnë ndarjen e pushteteve. Media gjermane thekson se Partia Socialiste ka propozuar ndryshimin e Nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim që zyrtarët e lartë përfshirë kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin të mos pezullohen gjatë hetimeve për korrupsion. Sipas analizës, një ndryshim i tillë do të përbënte ndërhyrje të rëndë në pavarësinë e drejtësisë dhe do të dëmtonte barazinë para ligjit.

Në shkrim theksohet gjithashtu se SPAK, i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi dhe i mbështetur nga SHBA dhe BE, ka fituar besim të lartë publik për shkak të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Sipas DER STANDARD, përplasja mes qeverisë dhe strukturave të posaçme të drejtësisë po shihet si një test për demokracinë dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ndërsa Parlamenti Evropian ka paralajmëruar për pasojat në rast se cenohet pavarësia e sistemit të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit