Qytetari denoncon shkatërrimin e natyrës në Shëngjin: Mali po masakrohet për ndërtimin e një resorti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2026, 13:51

Një qytetar ka dërguar një video pranë redaksisë, ku tregon shqetësimin e tij për një ndërhyrje të madhe në natyrë, në një zonë malore të Shëngjinit.

Ai thotë se mali po “masakrohet” për t’i hapur rrugën ndërtimit të një resorti turistik.

Duke qenë se vetë jeton jashtë, ai shprehet se i dhemb shpirti kur sheh se si masakrohen malet për interesa fitimi dhe korrupsioni në kurriz të natyrës.

Sipas tij, mali, që më parë ishte një bukuri natyrore, po ndryshohet drastikisht: drurët priten, toka shpohet dhe peizazhi natyror humbet për të hapur rrugën që çon tek investimi turistik në bregdet.

Denoncuesi shprehet i shqetësuar për humbjen e ekosistemit dhe thotë se ndërhyrjet po bëhen pa respekt për natyrën, duke shndërruar zonën malore në një vend të shkatërruar dhe betonizuar.

Denoncimi i qytetarit:

Përshendetje JOQ . Po ndaj këtë video me ju për arsyen se më vjen keq , sa her që të vij në shqipëri shikoj shkatërrime natyrore të tilla . Masakra e Lekut dhe korrupsionit që ndodh fatkeqësisht në Nënen tonë Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit