Shoferi në Tiranë përplas për vdekje me makinë një 7-vjeçar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 13:25

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një të mitur rreth 7 vjeç. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë fëmijën të plagosur rëndë në rrugë.

I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka tronditur zonën dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore, veçanërisht në zona të banuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit