Çfarë halli ka Klevis Qose? Ku i gjen paratë Drejtori i Burgjeve që paguan mediat për shkrime PR të vetes?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.02.2026, 14:23

Në një kohë kur SPAK po godet funksionarët e korruptuar dhe fondet publike fluturojnë nga institucionet shtetërore drejt xhepave të individëve të ndryshëm, Klevis Qose, drejtori i Burgjeve duket se ka gjetur rrugën më të shkurtër për të investuar paratë publike: Tek PR-i i vetes.

Në një qasje që të sjell në mend profesorin e kësaj praktike, Erion Veliajn, është e paqartë se ku e ka hallin drejtori i burgjeve Klevis Qose... Me pagesa në media e faqe memesh për t'i sponsorizuar figurën për arsye ende të paditura, në një përpjekje të dëshpëruar është shndërruar në një "Lal të Rilindur"...

Artikujt e fundit për të në rrjet nuk janë lajme kritike me synim përmirësimin e punës në burgje e ndalimit të korrupsionit, por trailera të plotë filmash superheroikë me protagonist Drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve, i cili paraqitet si njeriu që modernizon burgjet, shpëton personelin, përmirëson shëndetësinë dhe edukon të burgosurit. Dyshohet se një sasi parash publike "të sponsorizuara” janë "mjetet e ndihmës" të superheroit shtetëror shqiptar...

Artikuj që ngjajnë më shumë me një fushatë marketingu të paguar sesa me një lajm real, rreshtat shkruajnë për arritjet imagjinare të këtij individi, ku Qosja prezantohet si shpëtimtari i sistemit penitenciar shqiptar. Artikujt nisin me lavde të vetvetes që do bënin xhelozë edhe ministrat e qeverisë, pasi arritjet në artikull për Qosen janë “më të mëdha se ato të të gjithë paraardhësve të tij”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit