Shembja e rrugës, kamionisti turk gatuan me bombol gazi në Qafë-Thanë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 12:27

Situata në pikën kufitare të Qafë Thanë paraqitet e rënduar për drejtuesit e kamionëve, të cilët prej disa ditësh janë bllokuar në pritje për të kaluar kufirin. Sipas disa kamionistëve turq, ata qëndrojnë të bllokuar nga dy deri në tre ditë, ndërsa radha e mjeteve lëviz me ritme jashtëzakonisht të ngadalta për shkak të devijimeve të detyruara të trafikut pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë mungesë ushqimi, uji dhe kushte bazike të qëndrimit në kabinat e kamionëve. Një prej tyre është parë duke gatuar pranë mjetit të tij me bombol gazi, për të siguruar një vakt të ngrohtë, ndërsa shumë të tjerë shprehen se kanë familje dhe fëmijë që i presin në shtëpi, dhe vonesat e gjata u shtojnë stresin dhe pasigurinë. Ata po përballen edhe me probleme të karburantit dhe shpenzime të larta për të siguruar nevojat bazike gjatë pritjes.

Pamjet dhe raportimet tregojnë se situata është kritike, 30 kamionë janë bllokuar. Disa kamionistë thonë se kanë që nga e diela në pritje, ndërsa ushqimi dhe uji po mbarojnë. Njëri prej tyre thekson se ka një fëmijë të vogël dhe se ka vetëm një vakt të mbetur, ndërsa shpreson që rruga të hapet sa më shpejt, për të mundur të lëvizin drejt Durrësit dhe më pas jashtë Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit