Del videoja/ I verbëri më i famshëm në Shqipëri luan në piano në Gjermani

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.02.2026, 12:07

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te një nga personazhet më të komentuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për Stenaldon, i verbëri më i famshëm në vend e më gjerë, i cili duket se ka ndërtuar në Gjermani një jetë krejt ndryshe nga ajo që publiku sheh në ekran.

Në pamjet emocionuese, Stenaldo shfaqet duke luajtur piano dhe duke kënduar në rrugët e një qyteti gjerman. Kalimtarët ndalojnë, dëgjojnë dhe e duartrokasin, ndërsa atmosfera krijon një moment të rrallë ndjeshmërie dhe arti në hapësirë publike.

Videoja ka prekur ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si “moment frymëzues” dhe një dëshmi të talentit të tij përtej televizionit. Shumë komentues theksojnë forcën, pasionin dhe mënyrën se si ai arrin të komunikojë përmes muzikës, duke e konsideruar ndër personazhet më të veçantë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit