Makarona “Prima” me miza në raftet e Big Market

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2026, 11:44

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania gjendjen skandaloze të produkteve ushqimore në Big Market, tek pallatet Derveni në zonën e Kombinatit.

Ajo ka publikuar pamje ku duken qartë makarona të markës “Prima”, me paketim të ri dhe çmim më të lartë, të mbushura me miza, ndërkohë që ndodheshin në raftet e dyqanit për t’u shitur tek konsumatorët.

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse për të kryer kontrolle në terren, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe konsumimit të këtyre produkteve, si dhe garantimin e sigurisë ushqimore për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit