Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi 31-vjeçari Egli Pashollari humbi jetën pasi u qëllua me thikë. Vdekja e tij ka lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët po e kujtojnë me mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
Një prej mikeshave të tij ka ndarë një dedikim rrëqethës, ku shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të 31-vjeçarit dhe boshllëkun që ai ka lënë pas.
“Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im. Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time???? See you soon”, shkruan ajo.