Kaos me parkimet në QSUT: Makina të braktisura prej muajsh zënë vendet e pacientëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2026, 10:47

Një qytetar ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me situatën e parkimeve dhe qarkullimit të automjeteve brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar gjendjen si alarmante.

Sipas denoncimit, aktualisht ka më shumë trafik brenda territorit të spitalit sesa në rrugën për të shkuar deri aty. Në shumë raste, qytetarët vonohen më tepër brenda oborrit të spitalit sesa gjatë gjithë itinerarit për të mbërritur në destinacion. Kjo situatë bëhet edhe më problematike duke qenë se shumica e personave që frekuentojnë spitalin janë pacientë apo familjarë që përballen me urgjenca shëndetësore.

Qytetari thekson se sistemi i pagesës së parkimit funksionon me tarifim me orë, por në rast se humbet bileta, aplikohet një pagesë fikse prej 1000 lekësh të reja.

Sipas tij, kjo ka krijuar terren për abuzim, pasi shumë banorë të zonës përreth lënë automjetet të parkuara për javë apo muaj të tërë brenda ambienteve të spitalit dhe në momentin e daljes paguajnë vetëm këtë shumë minimale.

Në praktikë, pretendon denoncuesi, një automjet mund të qëndrojë i parkuar për 4–5 muaj në një zonë të sigurt dhe të paguajë vetëm 10 mijë lekë të vjetra, duke zënë vendet që duhet të jenë në dispozicion të pacientëve dhe familjarëve të tyre. Ai shton se ka konstatuar edhe furgonë që përdoren si magazina për biznese përreth, të cilët qëndrojnë të parkuar për periudha shumë të gjata pa lëvizur.

Sipas qytetarit, kjo situatë vijon prej më shumë se dy vitesh dhe ka sjellë kaos të plotë në administrimin e parkimeve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Dua të ngre një shqetësim shumë serioz në lidhje me situatën e parkimeve dhe qarkullimit të automjeteve brenda ambienteve të Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Situata është vërtet alarmante.

Aktualisht ka më shumë trafik brenda territorit të spitalit sesa në rrugën për të shkuar deri aty. Në shumë raste, vonohesh më tepër brenda oborrit të spitalit sesa gjatë gjithë rrugës për të mbërritur. Është e pakuptueshme pse askush nuk po e trajton publikisht këtë problem, ndërkohë që shumica e qytetarëve që frekuentojnë spitalin janë njerëz në hall dhe me urgjenca shëndetësore.

Sistemi i pagesës, sipas asaj që kuptova sot, funksionon me tarifim me orë. Por nëse humbet biletën, paguan vetëm 1000 lekë të reja. Kjo ka krijuar një abuzim të madh: shumë automjete të banorëve të zonës përreth parkojnë për javë apo muaj të tërë brenda spitalit dhe në dalje paguajnë vetëm këtë shumë minimale.

Në praktikë, dikush mund ta lërë makinën të parkuar për 4–5 muaj në një zonë të sigurt dhe të paguajë vetëm 10 mije lekë të vjetra. Kjo ka sjellë kaos të plotë dhe mungesë vendesh për pacientët dhe familjarët e tyre. Kam parë personalisht edhe furgonë që shërbejnë si magazina për dyqane përreth, të cilët zënë vendet e parkimit dhe nuk lëvizin për muaj të tërë.

Kjo situatë vazhdon prej më shumë se dy vitesh dhe është bërë një problem shumë serioz që kërkon ndërhyrje urgjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit