Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 09:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motorr. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy të rinj rreth moshës 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati.

Të plagosurit, të cilët lëviznin me motorr, janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, Gledis Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Abdurrahman Bollati, i cili dyshohet të ketë qenë drejtuesi i motorrit, është në gjendje të stabilizuar.

Stafi mjekësor po vazhdon të monitorojë të dy të plagosurit dhe po ofron trajtimin e nevojshëm për të rikuperuar gjendjen e tyre. Autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit