“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne”, Gucati për Kurtin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2026, 09:52

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për Këshillin Shtetëror, këshill nga i cili veteranët e luftës mbetën jashtë, teksa siç thonë nga organizata, ata u detyruan të themelojnë një paralel.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Gucati tha se si OVL e UÇK-së janë të gatshëm për bisedime, por shtoi se Ministria e Mbrojtjes, njëkohësisht, siç tha edhe ai, qeveria, nuk duan të ulen bashkë me veteranët në një tryezë.

“Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse nuk i shkojmë në këshill organizativ. Kush më shumë se ne nuk e do lirinë. Epopeja e UÇK-së është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj dhe kemi themeluar një këshill organizativ”, tha Gucati.

Ai shtoi se kryeministri Albin Kurti nuk i ka kthyer përgjigje atij.

“Kur zoti i shtëpisë nuk do, çfarë të bëjmë ne?”, tha Gucati.

Sa i përket ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes karshi OVL të UÇK-së, Gucati tha se ministri Ejup Maqedonci i ka injoruar në total.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit