Dorëzimi i Liridonit si në filma, u fut në stacion me bombë në dorë, pastaj u nxor jashtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2026, 09:33

Skena si në filma janë parë mbrëmë në stacionin e policisë në Gjakovë.

Personi i shpallur në kërkim, Liridon Podrimja u vetëdorëzua në stacionin policor.

Si në filmat e James Bondit, Liridoni u fut në stacion me një bombë dore të cilën e mbante në ambient të hapur.

Kjo situatë e ka habitur në veprim edhe Policinë e Kosovës, Podrimja fillimisht u lejua të futej me bombë, por që më pas u nxor jashtë nga frika se bomba mund të shpërthente.

Me të njëjtën bombë ai pak muaj më parë kishte kanosur zyrtarët policorë në një rast. Pas intervistimit i njëjti edhe ndaluar për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit