Vajza e 64-vjeçarit shqiptar në arrati: Më përdhunoi kur isha 7 vjeçe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.02.2026, 08:58

Mediat greke, përfshirë Protothema, raportojnë për një ngjarje të rëndë në zonën e Kypselit në Athinë, ku një 64-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara. I dyshuari është shpallur në kërkim dhe policia greke po vijon operacionet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas dëshmisë së nënës së vajzës, burri dyshohet se hyri në banesën ku jetojnë dy motra binjake me aftësi të kufizuara, në mungesë të saj, dhe ka ngacmuar njërën prej tyre, ndërsa ka ushtruar dhunë fizike ndaj tjetrës. Nëna, sapo u kthye në shtëpi, ndërhyri për të mbrojtur vajzën, ndërsa 64-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, televizioni MEGA ka transmetuar edhe dëshminë e vajzës së të dyshuarit, e cila pretendon se është abuzuar prej tij në fëmijëri. Ajo deklaroi se nuk e kishte denoncuar më parë nga frika, ndërsa hetimet për rastin në Kypseli vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit