Po kërcente me minifund ‘Live’ në TikTok, familjarët i hyjnë në dhomë dhe e sulmojnë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2026, 00:18

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin kur një vajzë e re sulmohet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok.

Sipas raportimeve që po shpërndahen online, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Algjeri. Në pamje shihet vajza teksa komunikon dhe kërcen me ndjekësit e saj. Ajo shfaqet pa hixhab dhe e veshur me një fustan të shkurtër.

Në video duken disa persona, që pretendohet të jenë familjarët e saj, të cilët hyjnë me forcë në dhomë. Sipas komenteve që shoqërojnë pamjet, reagimi i tyre ka ardhur pasi e kanë parë vajzën duke u shfaqur në rrjete sociale në një mënyrë që ata e konsiderojnë të papranueshme.

Në transmetim duket se vajza goditet dhe tërhiqet jashtë dhomës, ndërsa transmetimi 'live' vazhdon për disa sekonda në kohë reale.

Autenticiteti i plotë i videos dhe rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer diskutimin mbi dhunën në familje dhe kufizimin e lirive individuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit