“Sekuestrohet vilë 500 mijë euro e një shqiptari në Itali, dyshohet për lidhje me drogën”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.02.2026, 22:12

Një vilë luksoze në Faenza, Itali, me vlerë rreth 500 mijë euro, është sekuestruar nga Guardia di Finanza, pasi rezultonte në pronësi të një shtetasi shqiptar që po hetohet për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, hetimet zbuluan se pasuria e tij ishte e papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime për origjinën e paligjshme të fondeve. Vendimi për sekuestrimin erdhi pas një serie kontrollesh të ndërlikuara ekonomiko-financiare, të koordinuara nga prokuroria dhe të zbatuara nga efektivët e Guardia di Finanza në Faenza.

Analiza e llogarive bankare të familjes nxori në pah menaxhim të pazakontë të burimeve financiare, shpenzimet për jetesën e përditshme, si ushqimet dhe veshjet, ishin minimale, ndërsa tërheqjet e parave cash dhe pagesat për karburant ishin thuajse të papërfillshme.

Hetuesit konstatuan se fondet në llogaritë bankare mund të jenë siguruar përmes parave cash të lidhura me trafikun e drogës, pavarësisht të ardhurave të deklaruara nga puna e ligjshme. Rindërtimi i profilit ekonomik të familjes tregoi se investimet e kryera, përfshirë blerjen e vilës, nuk justifikoheshin nga mundësitë e tyre financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit