Një lokal që funksionon vetëm gjatë sezonit të verës, është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në zonën pranë shëtitores së lungomares në Vlorë.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Deri në kto moment nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.