Çnjerëzore! Këlyshët sapo kishin hapur sytë, përfundojnë në kosh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.02.2026, 19:46

Një rast i rëndë braktisjeje kafshësh është regjistruar së fundmi në Pogradec, ku katër këlyshë, të cilët sapo kishin hapur sytë, janë gjetur të hedhur në një kazan mbeturinash, të lënë në mëshirë të fatit mes shiut.

Sipas qytetarit që raportoi rastin, këlyshët ishin të pambrojtur dhe në gjendje të vështirë, të ekspozuar ndaj të ftohtit dhe lagështirës, çka rrezikonte seriozisht jetën e tyre. I prekur nga situata, ai vendosi të mos qëndronte indiferent dhe i mori përkohësisht në shtëpinë e tij, me shpresën për t’u gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.

Megjithatë, qytetari thekson se nuk ka mundësi t’i mbajë për një kohë të gjatë dhe u bën thirrje organizatave për mbrojtjen e kafshëve, vullnetarëve dhe çdo personi me mundësi për adoptim, që të ndërhyjnë për t’u siguruar këlyshëve një strehë të sigurt.

Raste të tilla vijojnë të ngjallin reagim dhe indinjatë në komunitet, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi ndaj kafshëve të pambrojtura.

Nëse dikush interesohet për adoptim: 0697486677

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit