Zbulohet roli i SHBA në ekzekutimin e “El Mencho-s” në Meksikë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.02.2026, 18:27

Një operacion ushtarak i qeverisë meksikane që përfundoi me vrasjen e një prej trafikantëve më të fuqishëm të drogës është realizuar me mbështetjen e inteligjencës amerikane.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se SHBA ka ofruar informacione kyçe për operacionin, i cili u njoftua edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Meksikës.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka qenë i qartë në qëndrimin e tij kundër karteleve të drogës.

“Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që narkoterroristët që dërgojnë droga vdekjeprurëse në vendin tonë të përballen me drejtësinë që e kanë merituar prej kohësh”, deklaroi zëdhënësja Karoline Leavitt, duke falënderuar ushtrinë meksikane për bashkëpunimin dhe ekzekutimin me sukses të operacionit.

Në aksion mbeti i vrarë Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, një nga figurat më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë.

Gjatë mandatit të tij të dytë, Trump ka nisur një fushatë të ashpër kundër trafikut të drogës, duke përfshirë goditje ushtarake ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe dhe Paqësor, si dhe presion të shtuar ndaj autoriteteve meksikane për të goditur kartelët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit