Rey Manaj “ndez” Sivassporin: Gol dhe asist në triumfin 4-1

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.02.2026, 16:53

Rey Manaj po vazhdon të jetë vendimtar për Sivasspor në futbollin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu në fitoren 4-1 ndaj Sakaryaspor, duke kontribuar me një gol dhe një asist.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Sivassporin, pasi në minutën e 6-të Manaj shërbeu saktë për bashkëkombësin e tij Valon Et'hemi, i cili zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin skuadrës mike. Et’hemi nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi edhe një gol tjetër gjatë takimit, duke kompletuar dopietën personale.

Në minutat shtesë, ishte sërish radha e Manajt për të lënë gjurmë. Në të 92-ën, ai gjeti rrugën e rrjetës dhe vulosi përfundimisht rezultatin 4-1, duke konfirmuar një paraqitje të plotë dhe vendimtare.

Sivasspor, që militon në Ligën e Parë Turke, pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe renditet në vendin e 14-të pas 27 javësh kampionat, ndërsa forma e mirë e Manajt mbetet një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit