Me një mushkëri të dëmtuar rëndë, vogëlushi Bledon ka nevojë për ne

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.02.2026, 16:03

Bledoni është një vogëlush që sot duhet të ishte duke luajtur, duke qeshur, duke ëndërruar si çdo fëmijë tjetër. Por në vend të lodrave dhe oborrit të shkollës, ai po përballet me spitale, analiza dhe një betejë të dhimbshme për jetën.

Gjendja e tij është shumë e rëndë. Mushkëria e djathtë i është dëmtuar rëndë dhe mjekët kanë vendosur se duhet të hiqet plotësisht. Përveç kësaj, ai ka nevojë për ndërhyrje të tjera urgjente në bark dhe në fyt. Këto operacione nuk kryhen në Kosovë dhe duhet të realizohen në Turqi, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kostoja totale është 31.000 euro. Për një familje të zakonshme, kjo shumë është e papërballueshme. Për prindërit e Bledonit, çdo ditë është ankth, çdo natë është lutje. Ata nuk po kërkojnë luks, por një mundësi që djali i tyre të jetojë.

Bledoni është vetëm një fëmijë. Ai nuk e kupton çfarë po ndodh me trupin e tij, por ndjen dhimbjen. Ai nuk e di sa kushton operacioni, por ndjen frikën në sytë e prindërve të tij. Dhe sot, shpresa e tij varet nga ne.

Familja apelon për ndihmë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt operacionit dhe një shans më shumë për jetën e tij.

Të dhënat për kontribut:

Emri: EDON JETISHI (Babai i Bledonit) Banka: NLB Banka IBAN: XK05 1703018600303305

Adresa: Rr. Arsim Rexhepi, Ferizaj – Republika e Kosovës

Le të bëhemi bashkë për Bledonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit