Balla dhe Manja “mburojë” e Belindës: Jemi kundër arrestimit të saj, mjafton pezullimi!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 15:54

Pas mbylljes së mbledhjes së Këshilli i Mandateve, kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk është dakord me heqjen e imunitetit të Belinda Balluku. Balla ka theksuar se mazhoranca u shpreh kundër autorizimit për t'i hapur rrugë arrestimit të Ballukut, ndërsa u shpreh se për ta është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra.

Taulant Balla: "Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj."

Ndërkohë edhe Ulsi Manja gjate mbledhjes ka bere avokatin e Belindës duke thënë se masat e marra deri tani nga SPAK për numrin dy të qeverisë, janë të mjaftueshme.

Ulsi Manja: “Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit