Një studim i ri nga laboratori i pavarur amerikan Valisure ka ngritur shqetësime për disa dezinfektues duarsh, duke zbuluar nivele të larta të benzenit në 21 nga 260 produkte të testuara. Benzeni është një substancë kimike e njohur si kancerogjene, e lidhur me sëmundje të rënda të gjakut si leuçemia. Sipas raportimit, gjatë pandemisë standardet për praninë e benzenit u lehtësuan përkohësisht nga FDA, por disa produkte rezultuan mbi kufijtë e lejuar.
Benzeni, sipas Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, lidhet me disa lloje kanceri si leuçemia limfocitike akute dhe kronike, mieloma multiple dhe limfoma jo-Hodgkin. Ekspozimi ndaj tij mund të ndodhë përmes frymëmarrjes, kontaktit me lëkurën apo në raste më të rralla përmes gëlltitjes. Megjithatë, ekspertët theksojnë se rreziku lidhet kryesisht me ekspozimin e zgjatur dhe në nivele të larta.
Autoritetet shëndetësore, përfshirë FDA-në, sqarojnë se dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mbeten të sigurt për përdorim të përditshëm dhe se rastet e kontaminimit kanë qenë të kufizuara. Disa produkte janë tërhequr nga tregu në vitin 2021 për arsye sigurie, por specialistët nënvizojnë se higjiena e duarve vazhdon të jetë një nga mënyrat më të rëndësishme për parandalimin e infeksioneve.