Proda e uli në gradë pasi i arrestoi mikun, ish-shefi i policisë Ritvan Pali fiton gjyqin ndaj tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 14:47

Ritvan Pali ka fituar gjyqin në Gjykata Administrative kundër drejtorit të përgjithshëm të Policia e Shtetit, Ilir Proda, duke arritur të shfuqizojë vendimin për uljen e tij në gradë për një vit. Vendimi disiplinor ishte marrë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA, Altin Morina, i cili u vu në pranga në një operacion që solli përplasje dhe tensione brenda strukturave të rendit.

Pas arrestimit të Morinës, Pali u transferua nga shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me ulje në gradë dhe detyrë. Ky transferim, pas arrestimit të Morinës, ishte më shumë si një “ndëshkim i heshtur” që ndodhi në tetor, pasi prangosja e Morinës nuk ishte në favor të Policisë së Shtetit.

Më pak se një muaj pas transferimit, Ritvan Pali vendosi të largohej përfundimisht nga shërbimi aktiv, duke i dhënë fund karrierës së tij shumëvjeçare në Policinë e Shtetit. Ngjarja ka hapur debat mbi mënyrën se si trajtohen oficerët që përfshihen në operacione ndaj figurave me ndikim, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende një qëndrim publik lidhur me këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit