“Çfarë po hamë?”, qytetari blen hurma arabie të mbushura me krimba

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.02.2026, 14:54

Siguria ushqimore në Shqipëri vazhdon të jetë një plagë e hapur. Denoncimet për produkte të prishura, të skaduara, të mykura apo të mbushura me insekte janë kthyer në një kronikë të zakonshme, ndërsa reagimi institucional mbetet i vakët.

Rasti më i fundit është denoncuar nga një qytetar, i cili ka blerë një pako me hurma arabie në një market. Në momentin që e ka hapur produktin, ka konstatuar se frutat ishin të mbushura me krimba. Një skenë që jo vetëm ngjall neveri, por ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimor, nga importi, magazinimi, deri te rafti i shitjes.

Përgjegjësinë direkte për garantimin e sigurisë ushqimore e mban Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Por prej kohësh, ky institucion perceptohet si reaktiv dhe jo parandalues. Kontrollet duken sporadike, ndërsa tregu vazhdon të qarkullojë produkte që në shumë raste rezultojnë problematike.

Edhe pse drejtimi i AKU-së i është besuar Blerina Gjylameti, deri më tani nuk ka një ndryshim të dukshëm në terren. Raste si ky i hurmave me krimba tregojnë se dështimi i AKU vazhdon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit