“Balluku rrezikon deri në 35 vite burg, të njëjtën vepër penale e ka kryer 9 herë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 14:25

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg, sipas deklarimeve të bëra nga përfaqësuesit e SPAK gjatë mbledhjes së Këshilli i Mandateve, e cila po zhvillohet prej disa orësh në ambientet e Kuvendi i Shqipërisë. Prokurorët kanë theksuar se në momentin kur është kërkuar masa e parë e sigurisë ndaj saj, ajo rrezikonte deri në 10 vite burg, por situata procedurale është rënduar ndjeshëm pas shtimit të akuzave, duke çuar në rritjen e dënimit maksimal të mundshëm në 35 vite heqje lirie.

Kreu i SPAK Klodian Braho: Në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit