Foshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 14:03

Një foshnjë ka humbur jetën gjatë një fluturimi të Air France nga Nairobi drejt Paris, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas kompanisë ajrore, fëmija vuante nga një problem serioz me zemrën dhe po transportohej drejt Francës për të marrë trajtim mjekësor të specializuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve të mjekëve në bord, nuk u arrit që foshnja të mbahej në jetë. Air France bëri me dije në një deklaratë zyrtare se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se kompania është në kontakt me familjen, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit