Një qytetare ka denoncuar mungesën e masave të sigurisë në ambientet e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, Tiranë. e cila aktualisht ndodhet në proces ndërtimi.
Sipas saj, në kantier nuk janë vendosur masa mbrojtëse për të parandaluar hyrjen e fëmijëve brenda ambienteve të objektit.
Ajo thekson se fëmijët futen lirshëm në godinë dhe madje ngjiten edhe në tarracë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre.
Qytetarja shprehet se kjo situatë është e përditshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje shkolla 9 vjecare Edith Durham eshte ne ndertim, por asnje mase sigurie qe femijet te mos futen brenda dhe per me teper ngjiten ne tarrace duke rrezikuar jetën. Kjo situate eshte e perditshme