Apeli rrëzon Bashkim Ulajn, i jep pronësinë një prej familjeve të Rrjollit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.02.2026, 13:11

Në Rrjoll po ndodh ajo që banorët kanë thënë prej muajsh: toka nuk është as pa zot e as e oligarkut Bashkim Ulaj.

Gjykata e Apelit ka njohur si pronare familjen Malaj për një pjesë të tokës ku po ndërtohet resorti luksoz. Një vendim që për banorët nuk është thjesht një fitore në letër, por një çarje serioze në projektin që ata e kanë kundërshtuar prej kohësh.

Lajmi u bë publik nga avokati Ndue Pjetra dhe u konfirmua edhe nga vetë banorët gjatë protestës së sotme, të cilët e cilësuan vendimin si një hap të madh në betejën e tyre ligjore. Sipas tyre, ky akt i Apelit krijon precedent dhe i hap rrugë njohjes së pronësisë edhe për familje të tjera që pretendojnë të drejta mbi të njëjtën sipërfaqe.

Ky është një zhvillim që trondit themelet e projektit të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe kompaninë Gener 2. Sepse për sa kohë një pjesë e tokës rezulton me pronar të njohur nga gjykata, çdo pretendim për “qartësi të plotë ligjore” bie ndesh me realitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit