Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte një nga figurat më të frikshme të krimit të organizuar në Meksikë dhe lideri i Cártel Jalisco Nueva Generación (CJNG). I lindur në Michoacán në vitin 1966, ai u ngrit nga një sfond i varfër rural për t’u shndërruar në kreun e një prej karteleve më të fuqishme dhe më të dhunshme në botë. Për vite me radhë ishte ndër të arratisurit më të kërkuar, ndërsa SHBA kishte ofruar 15 milionë dollarë shpërblim për informacion që çonte në kapjen e tij.
Rruga e tij kriminale përfshinte dënimin në SHBA për trafik heroine në vitet ’90, rikthimin në Meksikë dhe përfshirjen e thellë në trafikun e drogës. Ai themeloi CJNG-në së bashku me kunatin e tij, Abigael González Valencia, duke e kthyer organizatën në një perandori të drogës sintetike, kokainës dhe fentanilit. Sipas Drug Enforcement Administration (DEA), karteli i tij u bë furnizues kyç i fentanilit në tregun amerikan, duke gjeneruar miliarda dollarë dhe duke shtrirë ndikimin në dhjetëra vende.
Por emri “El Mencho” u bë sinonim i dhunës ekstreme. CJNG u akuzua për sulme të armatosura kundër ushtrisë dhe policisë meksikane, përdorim dronësh me eksplozivë dhe atentate ndaj zyrtarëve shtetërorë. Vdekja e tij shënon një goditje të fortë në “zemër” të kartelit dhe mund të hapë një kapitull të ri përplasjesh për kontrollin e organizatës, në një vend që prej dekadash përballet me plagën e thellë të karteleve të