Rruga në Shushicë të Vlorës e pakalueshme, qendra administrative s’përcjellë problemin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.02.2026, 12:52

Në qendrën administrative të Shushicës, në Vlorë, ekziston një segment rruge prej rreth 200 metrash që sot është kthyer në një problem të përditshëm për dhjetëra familje. Një pjesë e pashtruar, e lënë në mes të një prej lagjeve më të banuara të zonës, që lidh banorët me rrugën kryesore, por që në realitet i izolon ata.

Gropat e thella, balta në ditët me shi dhe pluhuri në ditët me diell e kanë bërë këtë segment pothuajse të pakalueshëm, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet. Fëmijë që shkojnë në shkollë, të moshuar që përpiqen të dalin nga shtëpia, makina që dëmtohen çdo ditë, kjo është panorama e përditshme e një zone në qytetin e Vlorës.

Qendra administrative, thonë ata, nuk e ka përcjellë shqetësimin në Bashkinë e Vlorës, duke e lënë situatën në vendnumëro. Në vend që të shërbejë si urë komunikimi mes komunitetit dhe pushtetit vendor, ajo perceptohet si një filtër që ndalon zërin e qytetarëve.

Në këto kushte banorët e Shushicës i bëjnë thirrje Bashkisë Vlorë të marri masa për stabilizimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit