VIDEO/ Rruga e Belës u shemb, momenti kur Rama mbërrin në Korçë me helikopter

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 12:37

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur dy helikopterë të Forcave të Armatosura u ulën në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, ndërsa Edi Rama fluturoi drejt qytetit pas bllokimit të aksit Librazhd–Pogradec nga rrëshqitjet e dherave. Ndërsa qytetarët përballojnë rrugë të çara dhe izolim, kryeministri zgjodhi ta anashkalojë situatën me luksin e një fluturimi me helikopter.

Rama niset për të inauguruar Polit të Dijes dhe për të shoqëruar investitorë ndërkombëtarë në hapësirat e reja në Korçë dhe kompleksi i ri në Vlorë, duke shmangur problemet e rrugëve të degraduara që pengojnë qytetarët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Në reagimin e tij për aksin e bllokuar, kryeministri ironizoi situatën duke thënë se “rrëshqitje dherash ndodhin kudo” dhe e krahasoi me një rrëshqitje masive në Itali. Ndërsa juglindja mbetet e izoluar, fluturimi me helikopter shfaqet si zgjidhja simbolike e luksit dhe komoditetit personal, duke theksuar distancën mes pushtetit dhe realitetit të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit