Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon në fshatin Rog, në Skrapar, duke e cilësuar atë si të rrezikshme si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.
Sipas denoncimit, asfalti është i çarë dhe i dëmtuar në disa pjesë të segmentit, duke e bërë të vështirë dhe të pasigurt qarkullimin. Në disa raste, qytetarët që udhëtojnë me fugon detyrohen të zbresin nga mjeti dhe ta kalojnë rrugën në këmbë, për shkak të frikës nga dëmtimi i automjetit apo rreziku i aksidenteve.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës, pasi situata aktuale po u vështirëson përditshmërinë dhe lëvizjen drejt zonave të tjera.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ kjo eshte rruga qe te con ne fshatin rog te skraparit ku shikohet qe qytetaret detyrohen te zebresin nga fugoni dhe ta kalojn rrugen ne kemb. Rruga dhe asfalti jane care, eshte e rrezikshme te kalosh si ne kembe ashtu edhe me mjete
