Rrëshqitjet e fuqishme të dheut që kanë goditur segmentin rrugor në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në aksin Prrenjas–Librazhd dhe duke e bërë atë të pakalueshëm.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë devijimin e trupit të rrugës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e asfaltit është zhvendosur si pasojë e lëvizjes së tokës.
Gjendja paraqitet kritike dhe kalimi në këtë segment është bllokuar plotësisht pasi konsiderohet i rrezikshëm.
Edhe pse ishte paralajmëruar rihapja e rrugës në mesditë, situata e krijuar e bën të pamundur rikthimin e qarkullimit.
Autoritetet kanë pezulluar çdo lëvizje në këtë aks deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, banorët e zonës kanë mbetur të izoluar dhe pa energji elektrike, pa e ditur fare se çfarë do ndodhë me fatin e tyre.