Rrugët e çara të Ballukut, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 10:50

Ndërsa rruga Prrenjas-Librazhd mbetet e mbyllur nga rrëshqitjet e dherave dhe rrezikshmëria e lartë, qytetarët e thjeshtë mbeten të bllokuar, duke pritur të hapet aksi. Mjetet e tonazhit të rëndë janë të detyruara të largohen për shkak të rrezikut, ndërsa Rama zgjedh ta anashkalojë situatën me luksin e një fluturimi me helikopter.

Kryeministri Edi Rama niset drejt Korçës për inaugurimin e Polit të Dijes, ndërsa ata që jetojnë në juglindje duhet të përballojnë rrugë të çara dhe izolim total. Ndërsa qytetarët presin të lëvizin, zyrtari i lartë kalon mbi problemet e tyre, fjalë për fjalë. Për rrugët e çara të Ballukut Rama ka zgjidhje helikopterin, po qytetarët?

Pa asnjë njoftim zyrtar nga kryeministria, lajmi për vizitën është konfirmuar nga mediat lokale. Situata tregon një herë e mirë se ndërsa juglindja mbetet e lënë pas, e izoluar dhe e harruar, kryeministri në vend të shkarkimit të ministres që ka lënë rrugëve rrugët e Shqipërisë, zgjedh fluturim nga ajri për të mos shkelur në asfaltet e degraduara të Ballukut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit