Riccardo, futbollisti shqiptar që dhunoi barbarisht nënën e tij dhe u mbyt në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2026, 10:41

Mesditën e djeshme është gjetur në ujërat e portit të Civitanova Marche, Itali trupi i pajetë i Riccardo Merkuri, 20-vjeçarit nga Pollenza (provinca e Macerata), i cili mbrëmjen e së premtes, më 20 shkurt, kishte dhunuar nënën e tij gjatë një sherri dhe më pas ishte larguar me makinë drejt bregdetit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë ishte konstatuar se i riu dukej sikur ishte hedhur në det në zonën ku u gjet automjeti i tij.

Prej pasdites së djeshme, karabinierët, policia, zjarrfikësit dhe roja bregdetare kishin nisur kërkimet në zonën portuale të Civitanova Marche, duke përdorur dronë dhe zhytës profesionistë. Pas rreth 38 orësh kërkime, trupi u gjet rreth orës 11:30.

Riccardo kishte lindur më 20 shkurt 2006 dhe kishte luajtur futboll me ekipin Montemilone. Familja e tij, me origjinë shqiptare, është e njohur dhe e integruar prej vitesh në Pollenza, ku jeton që nga vitet ’90. Nëna, Albana Kastrioti, drejton një qendër estetike, ndërsa babai, Mario Merkuri, është sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Çifti ka edhe një djalë tjetër më të madh.

Nëna e Riccardos ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës me dëmtime në fytyrë dhe frakturë të nofullës. Ajo është në koma farmakologjike, por jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kësaj jave mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje maksilofaciale për rikompozimin e nofullës.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, mbrëmjen e ditëlindjes së tij, Riccardo kishte darkuar me prindërit në shtëpi. Pas një debati verbal, babai ishte larguar për pak çaste nga banesa. Në ato minuta ndodhi përplasja e dhunshme me nënën, e cila u gjet më pas pa ndjenja dhe e gjakosur.

I riu u largua me një Mercedes Classe A drejt portit të Civitanova Marche. Pamjet filmike tregojnë momentin kur ai zbret nga makina, arrin në mol dhe hidhet në ujë. Videoja tregon se ai del sërish në sipërfaqe, heq xhaketën dhe hidhet për herë të dytë në ujërat e ftohta të portit, pa dalë më.

Sipas mjekut ligjor Antonio Tombolini, shkaqet e vdekjes kanë qenë hipotermia dhe mbytja. Janë marrë mostra biologjike për analiza të mëtejshme.

Ngjarja ka tronditur thellë familjen dhe komunitetet e Pollenzës dhe Civitanova Marche.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit