Prokurorët e SPAK në kryesinë e Kuvendit, Balluku do të përfaqësohet dhe nga e motra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.02.2026, 10:11

Në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbërritur prokurorët e SPAK, për të ndjekur çështjen e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Me ta është edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët kanë në dorë hetimin ndaj Ballukut.

Përfaqësimi i Ballukut në këtë seancë të Këshillit të Mandateve nuk do të jetë vetëm nga avokati i saj, Ardian Kalija. Në mbështetje të saj ka ardhur edhe motra e ministres, Pamela Qirko, e cila do ta përfaqësojë si avokate gjatë diskutimeve në Kuvend.

Vendimi i Këshillit të Mandateve është vendimtar për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut, një hap që mund të lejojë nisjen e procedurave të mëtejshme penale. Zhvillimet e sotme vijnë ndërsa hetimet ndaj ministres për çështje korrupsioni janë në një fazë të avancuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit