“Dua mamin tim”, i mituri me aftësi ndryshe qan me të madhe para shkollës, prindi nuk lejohet ta shoqërojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2026, 09:42

Një nënë ka denoncuar publikisht trajtimin që po i bëhet djalit të saj në shkollën “Niket Dardani”, ku ai është regjistruar në muajin shtator.

Ajo ka treguar se fëmija ka vështirësi zhvillimore dhe, për shkak të nevojës për mbështetje dhe stabilitet emocional, ajo e ka shoqëruar personalisht në shkollë që nga dita e parë. Në muajin tetor, institucioni i ka caktuar një mësuese ndihmëse të profilit biologji, jo me arsim special.

Ajo pretendon se djali nuk e ka pranuar mësuesen ndihmëse, pasi ndodhej në një mjedis të ri dhe e vetmja figurë e njohur për të ishte e ëma. Ajo thotë se ka kërkuar ta shoqërojë vetë për një periudhë tranzitore, me qëllim krijimin e qetësisë dhe stabilitetit për fëmijën.

Por sipas saj, në vend të bashkëpunimit, shkolla ka ushtruar trysni që fëmija të pranojë mësuesen ndihmëse. Më pas, ajo pretendon se është nxjerrë një urdhër që i ndalon asaj hyrjen në institucion, ndërkohë që, sipas saj, djali nuk qëndron pa praninë e saj për shkak të frikës së krijuar nga situatat e papritura.

Nëna shprehet se aktualisht po i ushtrohet presion institucional për ndryshimin e shkollës së fëmijës, përmes – siç i cilëson ajo – mekanizmave jo transparentë, përfshirë shkresa dhe ankesa nga prindër e nxënës të tjerë. Sipas saj, kjo po cenon stabilitetin emocional të fëmijës dhe të drejtën e tij për arsimim gjithëpërfshirës.

“Unë nuk mund të pranoj ndryshimin e shkollës së fëmijës, sepse kjo do të shërbente për të shmangur përgjegjësinë institucionale për veprimet që e kanë ngarkuar emocionalisht dhe i kanë mohuar të drejtën për arsimim gjithëpërfshirës”, shprehet ajo.

Ajo shton se kallëzimi i saj nuk po regjistrohet dhe se presioni ndaj saj vazhdon deri në pikën ku është kërcënuar se mund t’i merret fëmija.

Nëna e shoqëron çdo ditë në shkollë djalin e saj, i cili ngashërehet duke qarë nga frika se do qëndrojë vetëm, por roja, oficerja e sigurise dhe mjekët kujdestarë nuk e lejojnë të futet brenda bashkë me të.

Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë sa më parë që i mituri mos të privohet nga arsimi pavarësisht gjendjes dhe kushteve të tij.

Denoncimi i nënës:

Psrshendetje JOQ, Djali im eshte Nxenes i shkolles Niket Dardani i cili ka shkuar në shtator në kete shkolle. Si prind e kam shoqeruar vete per shkak të veshtiresive zhvillimire që ka. Në tetor i caktuan nje mesuese ndihmese e profilit biologji. Jo me arsim special.

Djali nuk e pranonte sepse ishte në nje mjedis të ri dhe e vetmja figure e njohur isha une. Filluan të ushtronin trysni që femija të pranonte mesuesen nderkohe që une kerkova ta ndiqja vete per ti krijuar qetesi e stabilitet.

Meqe femija nuk pranonte mesuesen ndihmese nxorren nje urdher që të mos pranohem më në institucion nderkohe që djali nuk rri pa mua sepse i ka mare frike me situatat e pazakonta që krijojne.

Tani po ushtrojne presion institucional për ndryshim të shkollës nga ana femijes duke nxitur disa mekanizma shkresash, ankesash nga prinder e nxenes, jo trasparente dhe të padrejtë, duke cenuar stabilitetin emocional të femijes dhe pjesëmarrjen e barabartë në procesin arsimor.”

Unë nuk mund të pranoj ose të marr përsipër ndryshimin e shkollës së fëmijës sepse e gjitha kjo do të shërbente si mjet për të shmangur përgjegjësinë institucionale për veprimet që kanë ngarkuar emocionalisht fëmijën dhe i kanë mohuar të drejtën e tij themelore për arsimim gjithëpërfshirës.

Jam tej mase e shqetësuar sepse djali po ngarkohet çdo ditë nga kjo situatë absurde. Kallzimin nuk e regjistrojne dhe vazhdojne të presionojnë. Ata kanë firmën, kanë vulen, kanë institucionin, kanë prindrit, kanë nxenesit. Ata mund të shkaterrojne femijen. Une jam vetem dhe skam as mundesine më të vogel të mbroj tim bire.

Kam frike dhe ta publikoni se mos më bëjnë dicka më të keqe e më marin djalin sepse me kete me kanë kercenuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit