Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është arrestuar sot pas paraqitjes vullnetare para autoriteteve në pikën doganore të Bllacës rreth orës 06:10 të mëngjesit. Grubi, i partisë BDI me kryetar Ali Ahmetin, u ndalua menjëherë dhe i janë ndërmarrë masat ligjore sipas procedurave në fuqi.
Ai është përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik. Hetimi lidhet me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ku vendime dhe procedura të dyshuara kanë shkaktuar shqetësime për ligjshmërinë e tyre.
Sipas organeve të ndjekjes, këto vendime dhe kontrata dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë, mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendohet se përmes këtyre procedurave janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, duke cenuar interesin publik.