Në një lokal në qytetin e Burrelit ka ndodhur një sherr ku një person ka mbetur i lënduar.
Ai ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit, por më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, teksa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.