E diela natë e kobshme në Kosovë, tre persona humbën jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2026, 08:48

Një natë e kobshme ka qenë dita e diele për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Fillimisht në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Disa orë më vonë në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit