E dhimbshme: Ky është 18 vjeçari që u gjet i vdekur në Kçiq të Mitrovicës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2026, 08:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një i ri është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka tentuar vetëvrasje.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Arlind Rudhani, 18-vjeçar.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit